2011-02-26 17:34:49

Atë Picabala: ç'po ndodh në vendet arabe, do të kuptohet pas disa vjetësh


Ngjarjet e fundit në botën arabe shihen nga palestinezët e nga izraelitët me eufori, por edhe me shqetësim. Kështu deklaroi javës që kaloi Rojtari i Tokës Shenjte, atë Picabala, i cili paralajmëroi për efektet, që mund të kenë ndryshimet në të ardhmen. Për shembull, sipas tij, rënia e presidentit egjiptian Mubarak është problematike, pasi ai ishte element stabilizues në marrëdhëniet e botës arabe me Izraelin. Gjithashtu, vazhdon Rojtari i Tokës Shenjte, është e vështirë t’u jepet një identitet lëvizjeve, që po përmbysin pushtetet e deritanishme në Afrikën e Veriut e në Lindjen e Mesme. Kjo do të kuptohet vetëm pas disa vjetësh, përfundon atë Picabala.







All the contents on this site are copyrighted ©.