2011-02-24 18:04:00

Pa mëshirë. Në Libi Gedafi bombardon popullin ndërsa revolta vërshon në të gjithë vendin.


Gjendja në Libi po bëhet gjithnjë e më kritike. Lajmet dramatike që vijnë prej andej, po qe se janë të vërteta, flasin për masakra të frikshme të popullsisë civile kryer me sulme ajrore të forcave ushtarake e madje edhe të aviacionit. Forcat besnike të regjimit kanë nisur një ofensivë të përgjithshme kundër qytetit Misurata, duke shkaktuar viktima të panumërta. E sot paradite filloi edhe bombardimi i qytetit të Zawisë, 50 km në perëndim të Tripolit. Sipas dëshmitarëve okularë, të vdekurit janë me qindra, cituar nga televizioni Al Arabija, i cili dje fliste për 10 mijë të vrarë dhe 50 mijë të plagosur që nga fillimi i protestave. Po ashtu, në një video u panë edhe disa varre të përbashkëta në plazhin e Tripolit, disa prej të cilave mbuluar menjëherë me beton.
Ndërkaq, pasi pas marrjes nën kontroll të të gjithë pjesës lindore të vendit, kundërshtarët e Gedafit kanë filluar të përhapen edhe në perëndim duke pushtuar të paktën edhe një qytezë tjetër me një farë rëndësie: Zuara, me 10 mijë banorë, 120 km në perëndim të kryeqytetit. Kështu pohuan disa punëtorë egjiptianë, duke u kthyer nga Zuara, ku punonin si muratorë, e që kaluan kufirin mes Libisë dhe Tunizisë bashkë me 5000 të shpërngulur të tjerë. Sipas dëshmitarëve okular në qytet ku ka gjurmë policësh e ushtarësh.
Derisa grupet kundër regjimit po përgatiten për të sulmuar Tripolin, Gedafi është duke mbledhur trupat për të mbrojtur kryeqytetin prej revoltuesve.
Megjithëse Gedafi ka bërë të ditur qëllimin e tij për të qëndruar në pushtet me çdo kusht dhe mjet, deri në vdekje, opozitarët kanë marrë kontrollin e disa qyteteve afër kryeqytetit të Libisë e rreziku i një ikja në masë është gjithnjë e më konkret. Mijëra e mijëra qytetarë të Libisë janë orientuar drejt kufijve me Egjiptin e Tunizinë, njoftoi një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara, Nesirky Martin, duke cituar të dhëna të zyrës për koordinimin e Çështjeve humanitare. Sipas disa personaliteteve, qeveria e Tripolit është e “paaftë” para rrezikut të rëndë që i kanoset Vendit e gjendjes së tmerrshme në të cilën gjenden qytetarë e të huajë.







All the contents on this site are copyrighted ©.