Në Libi ndeshje 50 km afër Tripolit. BE-ja mendon për ndërhyrje ushtarake humanitare
Në Libi revolta është shtrirë drejt perëndimit, me qytete të ndryshme si Zuara që
kontrollohen nga “komitetet popullore” anti-qeveritare, e flitet për një sulm të mundshëm
kundër Tripolit. Së paku 23 persona, sipas çdo gjase ushtarak, janë vra sot në Zawiyah
e 44 të tjerë janë plagosur, 50 km nga Tripoli, në perëndim të Libisë, “sepse kanë
refuzuar të shtinë me armë zjarri ndaj morisë së popullsisë”. E nga Zawia e Tajoura
po përgatitet revolta finale ndaj Tripolit. Kryeqyteti është bastioni i fundit i regjimit:
Gedafi po përqendron forcat besnike të tij të cilët bëjnë të ditur se nesër do të
mbahet një manifestim i jashtëzakonshëm në favor të liderit. Në anën tjetër të rinjtë
të kontaktuar nga agjencitë betohet që sulmi ndaj kryeqytetit është afër. Situata
është tejet kritike, përshkallëzuar edhe nga deklaratat e fundit të Gedafit. “Në
e daçi këtë kaos jeni të lirë. E nëse doni të vazhdoni të luftoni mes jush, vazhdoni.”
Kështu iu drejtua me një telefonatë në televizionin shtetëror të Tripolit presidenti
i Libisë Gedafi, banorëve të Zauisë, qytetit ku kryengritësit po luftojnë kundër përkrahësve
të presidentit. “Bin Laden iu ka shpërndarë drogë e lëndë narkotike banorëve të
Zawisë për të luftuar kundër vendit tonë të dashur.” vazhdoi koloneli Gedafi. “Dua
t’iu kërkoj banorëve të Al Zawiyahut t’i ndërpresin operacionet luftarake.” tha mes
tjerash ai. Pastaj koloneli iu shprehu ngushëllimet e veta familjeve të viktimave
të përleshjeve mes manifestuesve dhe përkrahësve të tij. “Të gjithë të rënët janë
bij tanë” vazhdoj Gedafi duke iu drejtuar popullit libjan. Numri i viktimave të sulmeve
të brigatave besnike të Muammar Ghedafit është 24 të vdekur e 44 te plagosur.