2011-02-23 15:49:55

Mëse 10 mijë viktima në Libi


(23.02.2011 RV)Vazhdon revolta në Libi, e cila është përgjakur tashmë me vdekjen e mëse 10 mijë vetëve. Dje, kreu i vendit Muhamar Gedafi i foli kombit, duke e nxitur të mos bashkohet me protestuesit, të cilët i akuzoi se bashkëpunojnë me Perëndimin. Qeveria e Tripolit mohon bombardimet mbi civilët e madje nuk pranon edhe se është përdorur forca kundër manifestuesve. Por dëshmitë, që arrijnë në Perëndim sidomos përmes internetit, flasin për “masakra me përmasa të frikshme”. Video amatorësh dhe mesazhe vazhdojnë të mbërrijnë, sidomos në rrjetin shoqëror Tuiter. Flasin për “atmosferë kërcënuese në Tripoli”, e krahasojnë Bengazin, qytetin ku nisën protestat, me kampin e shfarosjes së Aushvicit, kërkojnë lutje për të gjithë qytetarët e Libisë e “jo vetëm për të pafajshmit”. Komisioni Evropian, i mbledhur sot, dënoi njëzëri përdorimin e forcës, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi dje një rezolutë, ku dënohet dhuna e këtyre ditëve. Nga Brukseli priten sanksione. Të dëgjojmë presidentin e Qendrës italiane të Studimeve Ndërkombëtare, Andrea Marxheleti:......RealAudioMP3
“Është një revoltë e përgjithshme, e bazuar mbi brezin e të rinjve, që kanë krijuar një vetëdije kolektive, përmes internetit. Revoltat që kanë ndezur krejt Afrikën e Veriut e Lindjen e Mesme, deri tani, janë krejtësisht laike. Duhet folur sa më shpejt me përgjegjësit e rinj, që ata vetë të bëhen garantë për vazhdimësinë e një vale, që s’ka asgjë të përbashkët me esktremizmin islamik. E përsëris: deri në këtë çast”.







All the contents on this site are copyrighted ©.