2011-02-23 13:56:31

Behgjet Pacolli presidenti i ri i Kosovës. Thaçi konfirmohet kryeministër


(23.02.2011 RV)Parlamenti i Kosovës zgjodhi dje Behgjet Pacollin në postin e presidentit të Republikës. Hashim Thaçi u konfimua në postin e kryeministrit. Partitë kryesore të opozitës bojkotuan seancën, në protestë për kandidaturën e Pacollit, të cilin e akuzojnë për lidhjet e tij afariste me Rusinë. Sipas opozitës, Pacolli ka hyrë në politikë për qëllime biznesi.
Gjithsesi, ai ishte i vetmi kandidat për president dhe fitoi, në raudin e tretë të votimeve, 62 nga 120 votat parlamentare. Kujtojmë se Behgjet Pacolli është i njohur për ristrukturimin e Kremlinit, gjë për të cilën kosovarët nuk e duan, pasi dëshmon lidhjet e ngushta me Rusinë, aleate e Serbisë. Presidenti i ri, i cili dha sot dorëheqjen nga detyrat, qe kryente në partinë Aleanca për Kosovën e Re, premtoi se do të punojë për të gjithë kosovarët, pavarësisht nga etnia dhe i përshëndeti serbët në gjuhën e tyre. Për të pasur shumicën, që do ta lejojë qeverinë të kryejë detyrën e saj, Pacolli e Thaçi do të kenë nevojë për votën e pakicave etnike.Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga PrishtinaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.