2011-02-22 17:30:25

Prishtinë: Parlamenti nuk arrin të zgjedhë presidentin e vendit.


(22.02.2011 RV)Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e vendit sot as në raundin e dytë të votimit. Kandidati i vetëm për këtë post i Koalicionit për Kosovën e Re nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme. Për të votuan 58 deputetë, kundër 7 deputetë, ndërsa dy vota u quajtën të paflevshme.
Në Kuvend ishin të pranishëm 67 deputetë, nga rradhët e PDK.së Koalicionit për Kosovën e re dhe partive nga pakicat. Ndërsa partitë opozitare LDK, vetvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e braktisën sallën para se të fillonte votimi sepse janë shprehur kundër kandidaturës së Pacollit për president të Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.