2011-02-22 15:36:57

Konferenca e shtypit për paraqitjen e Mesazhit të Krezhmëve 2011


(22.02.2011 RV)RealAudioMP3 Ky mesazh i Papës për Krezhmët 2011 u paraqit sot paradite në Sallën e Shtypit të Vatikanit. Ndër të pranishmit, kryetari i Këshillit Papnor “Cor Unum”, kardinali Robert Sarah, komentoi:
“Ja aventura, që na propozon Papa Benedikti për këto Krezhmë. Për Pashkë, kur të korrim ç’kemi mbjellur, “njeriu i vjetër” brenda nesh do të zhduket. Në këtë mënyrë, përmes Hirit Hyjnor, mund të ngrihemi e të bëhemi krijesa të reja. Ftesa e Papës nuk është utopi!”
Gjatë konferencës për shtyp, u tha edhe se Benedikti XVI ka dhënë 2 milion dollarë ndihma për Haitin dhe u paraqit puna e organizmit laikal femëror “Manos Unidas” (Duar të Bashkuara), lindur në Spanjë dhe i pranishëm në mëse 60 vende të botës, me mijëra projekte.







All the contents on this site are copyrighted ©.