2011-02-21 17:45:05

Në Shqipëri, vazhdon tensioni ndërmjet qeverisë dhe opozitës


(21.02.2011 RV)Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli sot “vakante” 66 vendet e komisionerëve të majtë në Komisionet e Zonës së Administrimit Zgjedhor. Të dyja partitë opozitare, ajo Socialiste dhe ajo e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, nuk paraqitën kandidatë për anëtarët e këtyre komisioneve, pjesë e organizimit për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Ndërkaq, Komisioni Parlamentar i Ligjeve diskutoi dhe miratoi po sot, vetëm me votat e mazhorancës, projektin për ndryshimin e rregullores së parlamentit. I rëndësishëm, një aneks i veçantë i saj, që lidhet me "kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale". Opozita nuk mori pjesë në votim, duke i konsideruar vendimet e marra si antikushtetuese dhe si strategji të Partisë Demokratike për bllokimin e punimeve të Kuvendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.