2011-02-21 18:19:12

Kalimi i disa kardinajve nga Urdhëri i diakonëve, në Urdhërin e presbiterve. Protodiakoni i ri është Kardinali Toran.


(21.02.2011 RV)Me kërkesën e kardinalit Agostino Kaçiavilan, diakonia e Engjëjve të Shenjtë të Rojës, u lartua në titullin presbiterial dhe iu caktua të njëjtit kardinal.
Po kështu edhe diakonitë e Shën Eustakut; Shën Nikollit në burg; Shën Jeronimit të bamirësisë; Gjithë Shenjtorëve, në Rrugën Romake Apia e Re; Shën Injacit të Lojolës, në Kampo di Marcio, iu caktuan kardinajve, që shprehën dëshirën, përkatësisht: kardinajve Serxhio Sebastiani, Zenon Groholevski, Horhe Maria Mehia, Valter Kasper, Roberto Tuçi.
Në vijim të kërkesave të kardinalit Kaçavilan për Urdhërin presbiterial, në detyrën e Protodiakonit u caktua kardinali Zhan-Lui Toran, diakon i Shën Apolinerit në Termet Neroniane-Aleksandrine, konfirmuar nga Ati i Shenjtë në këtë detyrë. Në mungesë të kardinalit Valter Kasper, kërkesa e tij u paraqit nga sekretari i Kolegjit Kardinalor, imzot Manuel Monteiro de Kastro.








All the contents on this site are copyrighted ©.