2011-02-19 16:09:57

Papës iu dorëzua një çantë shpine e Ditës së Botërore të Rinisë që do të mbahet në muajin gusht në Madrid


Një çantë shpine që do të marrin pjesëmarrësit e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë që do të mbahen në Madrid i është dorëzuar Papës Benediktit XVI nga kardinali i kryeqytetit spanjoll Antonio Maria Rouco Varela, gjatë audiencës në Vatikan të hënën e kaluar, në Bibliotekën private të Atit të Shenjtë në Pallatin Apostolik.
Kardinali spanjoll Varela e informoi Papën mbi ecurinë e parapërgatitjeve që po bëhen për takimin botëror të gushtit me të rinjtë e mbarë botës, duke i paraqitur çantën e shpinës të DBR-së “Madrid 2011” me ngjyrë të kuqe e të verdhë të kombit mikpritës e që përmban brenda: një rruzare të shenjtë, librin e shtegtarit, një doracak udhërrëfyes, një kopje të Youcat – katekizmit për të rinjtë me parathënien e shkruar nga Benedikti XVI dhe një biletë për transportin publikë. Kit-i kompletohet me një kapuç e freskore. Të regjistruarit, pra të rinjtë përveç pjesëmarrjes në programin e caktuar do të mund të marrin pjesë edhe në ngjarjet kulturore që lidhen me ditët e Madridit e do të jenë të siguruar gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytetin e Spanjës edhe në aspektin shëndetësor.







All the contents on this site are copyrighted ©.