2011-02-18 18:46:03

Papa ipeshkvijve të Filipineve: vetëm miqësia me Zotin i copëton verigat e vetmisë, që peshojnë rëndë mbi njerëzimin.


(18.02.2011 RV)Joshja e kësaj bote nuk mund ta përmbushë dëshirën e njeriut për të qenë i lumtur. Vetëm miqësia e vërtetë me Zotin mund t’i këpusë verigat e vetmisë - këtë pohoi sot paradite Benedikti XVI, duke iu drejtuar prelatëve të Konferencës Ipeshkvnore të Filipineve, në Vatikan për vizitë ad Limina.
Filipinet vijojnë të përballojnë sfida nga më të ndërlikuarat në fushat e ndryshme të zhvillimit ekonomik. Vështirësive ekonomike u shtohen edhe ato shpirtërore, në një vend ku nuk është aspak e lehtë t’i ndihmosh njerëzit për ta realizuar plotësisht vetveten, duke gjetur kështu edhe lumturinë, aq të dëshiruar. Për këtë realizim punon Kisha, së cilës sot i duhet të kapërcejë shumë pengesa, të vjetra e të reja:RealAudioMP3
Filipino culture is also confronted with the more subtle…
“Kultura filipine është edhe përballë problemesh të tjera, më të vështira, që kanë të bëjnë me shekullarizmin, materializmin e konsumizmin e kohëve tona”.
Rruga për të zbuluar fatin e vërtetë të njerëzimit, mund të gjindet vetëm në se Zoti zë përsëri vendin e parë në mendjen e në zemrën e çdo njeriu. Detyra e ungjillëzimit – shpjegoi Papa – është të propozojë lidhjen personale me Krishtin. Impenjimit të klerit – vërejti Benedikti XVI – i shtohet, pastaj, edhe impenjimi i shekullarëve, të cilët kanë nevojë ta dëgjojnë kumtimin e Ungjillit në tërësinë e tij, për ta kuptuar mirë rolin që duhet të luajnë në Kishë, në familje e në shoqëri. Në Filipine, falë punës së kujdesshme të Kishës vendase, feja zë një vend tejet të rëndësishëm në jetën e shumë të rinjve:
“I encourage you to continue to remind...
Ju inkurajoj të vijoni t’u kujtoni të rinjve se joshjet e kësaj bote nuk mund ta plotësojnë dëshirën e tyre për lumturi. Vetëm miqësia e vërtetë me Zotin do t’i copëtojë verigat e vetmisë, që peshojnë rëndë mbi shpirtin e brishtë të njeriut e do të sigurojë bashkimin e vërtetë e të vazhdueshëm me të tjerët”.
Përveç kësaj – vijoi Benedikti XVI – i duhet kushtuar vëmendje e posaçme edhe edukimit të të rinjve me frymën e sakramenteve, tejet të rëndësishme për jetën e tyre, sepse mjete të hirit hyjnor:
“This is particulary true of the sacrament of matrimony…
E kjo është veçanërisht e vërtetë për Sakramentin e martesës, i cili e shenjtëron jetën bashkëshortore, qysh në zanafillën e saj, në mënyrë që prania e Zotit të mund t’i mbështesë bashkëshortët e rinj për kapërcimin e vështirësive të jetës”.
Papa shprehu gëzimin e tij për rritjen e vazhdueshme të numrit të të rinjve filipinas që, duke iu përgjigjur thirrjes së Zotit, shtojnë, në mënyrë të ndjeshme radhët e priftërinjve e të rregulltarëve. Sukses i madh, ky, i Kishës vendase. Megjithatë – shtoi Ati i Shenjtë – në disa dioqeza numri i meshtarëve nuk është akoma i mjaftueshëm për të përballuar nevojat shpirtërore të popullsisë katolike, në rritje të vazhdueshme:
Në përfundim Benedikti XVI uroi që…:
“May the Church’s mission of evangelization be sustained…
“… misioni i Ungjillëzimit të Kishës të mbështetet nga dhantitë e mrekullueshme, të cilat Zoti ua dhuron atyre, që i thërret në rrugën e Tij”.







All the contents on this site are copyrighted ©.