Papa pret presidentin rus Medvjedjev: impenjim i përbashkët për të forcuar marrëdhëniet
Moskë-Vatikan
(17.02.2011 RV)Papa Benedikti XVI priti sot paradite në Vatikan, presidentin
e Federatës Ruse, Dmitrij Medvjedjev. Gjatë bisedës, informon nota e Sallës së Shtypit
të Selisë së Shenjtë, u përmendën marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe u nënvizua
dëshira për t’i forcuar më tej, sidomos tani që janë konsoliduar marrëdhëniet diplomatike.
Papa dhe presidenti rus theksuan se bashkëpunimi ka si qëllim kryesor promovimin
e vlerave të caktuara njerëzore e kristiane, në fushën kulturore e shoqërore. U
fol edhe për kontributin pozitiv, që i jep shoqërisë dialogu ndërfetar . Së fundi,
Benedikti XVI dhe Dmitrij Medvjedjev u ndalën në situatën ndërkombëtare dhe diskutuan
veçanërisht për gjendjen në Lindjen e Mesme. Pas takimit me Papën, presidenti rus
së bashku me ministrin e Punëve të jashtme, Sergei Lavrov u takua me Sekretarin e
Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet
me Shtetet, imzot Dominik Mambertì.