2011-02-17 17:53:57

Ambasadori Albert Prenkaj: Kosova shënon 3 vjetorin e Pavarësisë e vetëdijshëm se ka shumë për të bërë


Sot në Kosovën u shënua tre vjetori i pavarësisë. Në trevjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që sivjet është festuar pak e kjo për shumë shkaqe siç mungesa e formimit të qeverisë së re, vështirësitë e dialogut e çështje tjera gjyqësore në nivelin ndërkombëtar. Po më tepër mbi shënimin e këtij përvjetori të Pavarësisë, nga Prishtina të dëgjojmë gazetarin Lekë Musolli....RealAudioMP3
Po në këtë përvjetor të pavarësisë nuk mund të mos përmendet e kujtohet arkitekti e ideologu i pavarësisë, figura e pastër dhe e jashtëzakonshme, lideri e Presidentit historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, që përshkoi shtigje e procese të mëdha në udhën paqësore e largpamëse drejt lirisë e pavarësisë duke përballuar vështirësi, pengesa e deri edhe dhunë e luftë. Ibrahim Rugova ndër personalitetet më të fuqishme që pati bota shqiptare në fundshekullin e kaluar, që udhëhoqi proceset e mëdha për lirinë dhe realizimin e pavarësisë.
Tre vjet pas shpallje së pavarësisë, Republika e Kosovës është njohur nga 75 vende prej 192 përfaqësive të OKB-së. Ndër to janë SHBA e 22 prej 27 anëtarëve të BE-së. Kosova është anëtarësuar në institucione të rëndësishme ndërkombëtare, siç Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Në këtë proces të rëndësishëm, Kosova ka ende shumë sfida e punë për të bërë për të vijuar në përforcimin e institucioneve demokratike në vend, si dhe për shpejtimin e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
E në trevjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në mikrofonin e Radio Vatikani flet ambasadori i Kosovës pranë Shtetit të Italisë, zoti Albert Prenkaj, ta dëgjojmë…RealAudioMP3
Gëzuar Kosovë,trevjetorin e pavarësisë!







All the contents on this site are copyrighted ©.