2011-02-16 17:13:57

Vendet arabe vazhdojnë protestat


(16.02.2011 RV)Mbetemi në vendet arabe. Në Jemen, në ditën e pestë të manifestimeve, të rinjtë mbushën rrugët e kryeqytetit Sana’a, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Saleh, në pushtet që prej 32 vjetësh. Ndeshjet ndërmjet tyre dhe përkrahësve të presidentit janë zhvilluar pa ndërhyrjen e policisë, e cila thjesht vëzhgonte ngjarjen. Ka pasur të plagosur, ndër të cilët edhe 3 gazetarë.
Gjendje aspak e qetë edhe në Tunizi, ku një grup të rinjsh, myslimanë salafitë, kërkuan mbylljen e sinagogës së kryeqytetit. Ndërkaq, në Algjeri përgatitet manifestimi i të shtunës, organizuar nga partitë e opozitës, sindikatat dhe shoqatat anëtare të Bashkimit kombëtar për demokracinë e ndryshimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.