2011-02-16 10:49:06

Ngjarje e kremtime nga bashkësia kishtare e Shkodrës


Bashkësia kishtare e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër nderon figurën e madhe të dom Nikollë Kaçorrit, i cili që më 13 shkurt është kthye e pushon në Atdhe e pikërisht në Kishën e shën Luçisë në Durrës. Së shpejti një grup besimtarësh shkodranë do të shtegtojnë te varri i këtij personaliteti të jashtëzakonshëm kishtar e kombëtar, që qe protagonist i Pavarësisë së Shqipërisë e mbrojtës i vlerave demokratik
dhe lirisë së vendit.
Po në Shkodër ditëve të kaluar u promovua libri “Portrete Shenjtërisht” i autorit karmelitan Antonio Maria Ficara përkthyer në gjuhën shqipe nga Loreta Toma nën kujdesin e dom Dritan Ndocit.
Festa e Zojës së Lurdë në Shkodër u kremtua solemnisht me kremtimin e Meshës udhëhequr nga kryeipeshkvi i vendit imzot Massafra. Po më hollësisht nga Shkodra të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.