2011-02-16 17:15:08

Ndeshje në Iran


(16.02.2011 RV)Gjithnjë delikate gjendja në Iran. Gjatë funeralit të njërit prej dy të rinjve, të cilët humbën jetën në manifestimet antiqeveritare të së hënës, pati ndeshje ndërmjet përkrahësve të presidentit Ahmadinexhad dhe kundërshtarëve të tij. Për studentin e vrarë u organizua funeral shteti, por nëse qeveria e Teheranit deklaron se ai ishte anëtar i milicive të vullnetarëve islamikë, opozita thotë se bënte pjesë në grupin e Husein Musavì-së, njërit nga liderët e protestës.
Në manifestimet e sotme pro-regjimit, si presidenti Ahmadinexhad, ashtu edhe ajatollahu Khamenei janë shprehur kundër “armiqve” të popullit, që kanë organizuar protestat në bashkëpunim me “armiqtë e jashtëm” të vendit, në krye të të cilëve janë pa dyshim SHBA-të. Dje, presidenti amerikan Barak Obama dënoi dhunën e regjimit dhe uroi që iranianët të kenë guximin e mjaftueshëm për të vazhduar protestat.







All the contents on this site are copyrighted ©.