2011-02-16 18:06:00

Gjithnjë më i mundshëm, takimi i Papës me Patrikun ortodoks rus


(16.02.2011 RV()Mundësia e takimit të Papës Benedikti XVI me Patrikun e Kishës ortodokse ruse, Kirill, është më realiste tani, sesa ishte ndonjë vit më parë.
E pohoi këtë sot, në Moskë, një funksionar qeveritar, që nuk deshi t’i kujtohej emri, në prag të vizitës së presidentit rus në Romë. Kujtojmë se nesër Papa do të presë kreun e shtetit rus, Dmitri Medvedev në audiencë, në Vatikan.
- Atmosfera është shumë më e përshtatshme e Vatikani ka ndërmarrë disa nisma pozitive – vijon funksionari rus - i cili shton se dialogu ndërmjet dy Kishave është bërë gjithnjë më i shpeshtë e më i rregullt, ndërsa shprehjet e pakënaqësisë janë gjithnjë më të rralla”.
(ANSA-REUTERS)








All the contents on this site are copyrighted ©.