2011-02-16 17:17:35

Egjipti në fazën e tranzicionit


(16.02.2011 RV)Në Egjipt vazhdon riorganizimi institucional i fazës së tranzicionit pas dorëheqjes së presidentit Mubarak. Ushtria, e cila ka në dorë vendin, deklaroi se do të paraqesë brenda 10 ditësh amendamentet për Kushtetutën. Brenda dy muajsh do të organizohet referendumi për miratimin e saj. Ndërkaq, grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut njoftojnë se ka shumë persona të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet. Gjithnjë e më i rëndë edhe bilanci i viktimave. Nuk ka shifra zyrtare, por sipas Kombeve të Bashkuara, numri i të vdekurve arrin në 300.








All the contents on this site are copyrighted ©.