2011-02-16 10:57:25

Dioqeza e Sapës e vëmendja ndaj të sëmurëve


Edhe dioqeza e Sapës kremtoi solemnisht festën e Zojës së Lurdë në Katedralen e së Lumes Nënë Terezë në Vau-Dejës e shënoi Ditën dioqezane kushtuar të sëmurëve. Kujtojmë temën e mesazhit të Papës Benediktit XVI për Ditën Botërore të të Sëmurit, që u kremtua më 11 shkurt, në festën e Zojës Lurdë “Nga plagët e Tij u shëruat”.
Po veçojmë se Viti 2011në Evropë i kushtohet vullnetariatit. E dita e të sëurit qe një nxitje për formimin shpirtëror e moral të veprimtarëve të shëndetësisë, të mjekëve, të infermierëve e të farmacistëve. Pastaj duhet të tërheqë vëmendjen ndaj ndihmës shpirtërore për të sëmurët. Flasim për meshtarët, për kapelanët e spitaleve, por edhe motrat rregulltare e për laikët, që formojnë bashkësi, për t’u qëndruar afër të sëmurëve . Nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.