2011-02-16 18:05:28

Benedikti XVI kujton përsëri “të paharrueshmen”, Nënën Terezë


(16.02.2011 RV)Në çastin e përshëndetjeve, në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa iu drejtua posaçërisht Misionareve të Bamirësisë, të pranishme në Sallën e Palit VI:RealAudioMP3
“Përshëndes me dashuri Misionaret e Bamirësisë dhe i falënderoj për dëshminë e krishterë plot gëzim, që japin në Kontinentet e ndryshme, duke vijuar ecjen mbi gjurmët e themelueses së tyre, të paharrueshmes Nënë Terezë”.
Më pas Ati i Shenjtë përshëndeti edhe koordinatorët zonalë të Apostullimit të detit, me rastin e takimit, organizuar nga Këshilli Papnor i baritorisë për emigrantët dhe endacakët, duke i inkurajuar t’u japin përgjigje të përshtatshme problemeve të njerëzve të detit e familjeve të tyre”.







All the contents on this site are copyrighted ©.