2011-02-16 17:16:34

Bahrein, shqetësimi i SHBA-ve


(16.02.2011 RV)Dita e tretë e protestave në Bahrein, ku opozita kërkon “monarki të vërtetë” kushtetuese, me zgjedhjen e kryeministrit, sipas modelit të Britanisë së Madhe. Sot u zhvillua funerali i viktimës së dytë të ndeshjeve të së hënës. SHBA-të, sponsorizuesit kryesorë të shtetit të Gjirit Persik, u kanë bërë thirrje palëve të qetësohen, por shumica shiite e popullsisë vazhdon të denoncojë diskriminimet e pakicës sunite, e cila kufizon vendet e punës e përdor madje edhe torturën kundër shiitëve. Si përgjigje për amerikanët, ndër parrullat e sotme u duk edhe shkrimi “Jo sunitë, jo shiitë. Jemi të gjithë të Bahreinit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.