2011-02-15 19:02:56

Protestat që tejkalojnë kufijtë në Vendet e Magrebit


Manifestimet pasojnë njëra tjetrën në Vendet e Magrebit e në botën arabe. Protestat popullore gjithnjë e më të përhapura të nxitura nga ngjarjet që ndodhën në Tunizi e në Egjipt, kaluan tashmë të gjitha kufijtë e Vendeve të Magrebit e të botës arabe, derisa bashkësia ndërkombëtare – e posaçërisht Bashkimi evropian – paralajmërohen ndërhyrjet urgjente të mbështetjes, ekonomike e politike, në favor të proceseve të tranzicionit drejt një demokracie të plotë e të vërtetë.
Në veçanti, përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme e sigurinë e BE-së, Catherine Ashton, më mision në Tunizi, ka njoftuar për një ndihmë të menjëhershme prej 17 milionë eurosh në favor të Qeverisë së tranzicionit, financime për 258 milion euro brenda 2013, e një konferencë ndërkombëtare për t’u mbajtur në Tunizi brenda marsit, mbi reformën politike dhe ekonomike, me asistencën aktive evropiane.
Situata në zonë, ndërkaq, mbetët kritike. Ndeshjet në sheshe janë regjistruar në Jemen e në Baharein e tensioni është në rritje e sipër edhe në Vende tjera.
Në Algjeri opozita ka bërë thirrje për një manifestim të ri madh për të shtunën e ardhshme. Ministri i jashtëm, Mourad Medelci, ka siguruar se brenda pak ditësh do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme e reduktimet që tani në fuqi.
Edhe në Libi, me qindra aktivistë përmes internetit kanë bërë thirrje për mbajtjen e një manifestimi për datën 17 shkurt, pra nesër.
Në Egjipt, ndërkohë, vazhdojnë grevat për të arritur pagesa më të larta, derisa ushtarakët që kanë marrë pushtetin pas dorëheqjes së Mubarakut, po bënë përpjekje për të përshpejtuar tranzicionin. Gjykatësi në pension, Tarek el Bishry është emëruar kryetar i komisionit të ngarkuar për rishikimin e Kushtetutës. Këshilli Ushtarak ka dhënë shenja se planifikon një referendum për kushtetutën e re brenda dy muajsh. Një tjetër tregues është edhe mundësia e përfshirjes së figurave të opozitës në qeverinë e përkohshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.