2011-02-15 19:39:25

Në Shqipëri presidenti Topi kërkon të vendoset dialogu politik


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi përsëriti thirrjen e tij për rivendosjen e dialogut politik, me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza, të cilin e bëri pas një takimi me komisionerin për të Drejtat e Njeriut të KE, Tomas Hamarberg. "Rivendosja e dialogut politik është e domosdoshme për situatën që po kalojmë. Dialogu politik është i nevojshëm për realizimin me sukses të zgjedhjeve të 8 majit", deklaroi Topi. Nga ana tjetër, komisioneri Hamarberg kërkoi që ngjarjet e 21 janarit, ku katër persona humbën jetën, të hetohen në mënyrë të paanshme. Ndër të tjera, gjatë takimit të zhvilluar, Topi vlerësoi rolin e KE në Shqipëri, për intensifikimin e proceseve reformuese. "Jam i angazhuar për promovimin e vlerave demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut", është shpreh presidenti Topi.







All the contents on this site are copyrighted ©.