2011-02-14 18:28:01

Shqipëri: 1 muaj burg për 3 nga 4 gardistët e 21 janarit


(14.02.2011 RV)Në Shqipëri, gjykata e shkallës së parë në Tiranë vendosi që, si masë sigurie, të mbajë në burg për një muaj, 3 nga 4 gardistët e arrestuar për ngjarjet e 21 janarit, ku humbën jetën 4 vetë. Masa për gardistin e katërt është “detyrim paraqitjeje”. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Do t’i takojë tani prokurorisë të gjejë prova të reja për përfshirjen e gardistëve në vrasjet e 21 janarit.







All the contents on this site are copyrighted ©.