Me 11 shkurt kalendari Kishtar kremton festën e Virgjërës Mari të Lurdës
(11.2.2011 RV)Kjo festë e Zojës së Lurdës bazohet në 18 shfaqjet e vegimet të cilat
i pati 14-vjeçarja Bernadete Soubirous në hapësirën e kohës prej 11 shkurt deri më
18 korrik të vitit 1858. Ajo kishte parë në një shpellë shkrepi pranë qytezës Lurdë,
në jugun e Francës. Ajo kishte parë një “grua të zënë pa mëkat”, e cila, sipas
Bernardette kishte pasur tesha të bardha, lule të verdha tek të të dyja këmbët, ashtu
siç ishte edhe rruzarja e saj. Sipas Bernardetes, Zoja e Lurdës kërkonte t’i ndërtohej
një kishë të vogël, të bëheshin procesione, pendime dhe lutje për kthimin e mëkatarëve.
Për një kohë të shkurtër, Lurdë u bë njëri ndër vendet më të mëdha të shtegtimit (çdo
vit shko mblidhen atje më se rreth 2 milion shtegtarë dhe vizitorë) ku ndodhin mrekulli
të ndryshme. Papa Piu X (1903 –1914) më 13 dhjetor të 1907, e zgjeroi këtë festë
për tërë Kishën, e cila në fillim vlente vetëm për Kishën vendore, si përkujtim në
shfaqjen e parë nënës së Zotit në Lurd. Thirrej edhe Festa e Shfaqjes së Zojës së
Papërlyer, Dita e Gruas sonë të dashur nga Lurdi. Reforma e re e vitit 1969 e mori
për festë të tërë Kishës si festë të paurdhëruar. Dëftimet apo shfaqje private
nuk i përkasin detyrimisht përmbajtjes së fesë apo të besimit, por përkundrazi “ato
në Kishë lënë përshtypjen e e dhuntisë së mëtutjeshme dhe të karizmave. Këto dhunti
dhe karizma, në Kishë, në situata të caktuara ndërmjetësojnë frymëzime të vendosura,
impulse dhe ndihmë për njëmendësimet në kohën e duhur të zbulesave të pashtershme
dhe kohë pas kohë edhe të pambërrishme të Krishtit” (Leo Scheffczyk). Kjo festë
nuk ka përmbajtje historike, por Maria vetë është përmbajtja e kësaj feste. Mari,
Nënë e Papërlyer e Lurdës, Ti nëpër thjeshtësinë e Bernardetes na thirre të
bëjmë pendesë dhe të lutemi për mëkatarë, bëj që të heqim dorë nga krenaria, e
cila është shkaku kryesor i të gjitha mëkateve. Ti, duke iu zbuluar rishtas botës
sonë, dëshiron t’u afrohemi sa më shumë të vërtetave të Birit tënd dhe t’i
njëmendësojmë ato në jetë. Prandaj, nxjerri hire të jetës sonë, që të bëhemi
sa më tepër dashamirë të Birit tënd. Amen!