2011-02-11 17:39:26

Lutje për jetën, Zojës së Bekuar, nga Gjon Palit II


Lutje Zojës së Bekuar,
me fjalët e Gjon Palit II
O Virgjëra Mari,
Ti Yll i Dritës që lajmëron
agun e botës së re.
O Nënë e të gjallëve,
Ty ta besojmë mbrojtjen e jetës!
Shiko, o Nënë, mijëra ferishtet
që duan të dalin në dritë
e i mbyt errësira!
Mijëra të varfërit
që enden plot ankth nëpër jetë;
e mijëra të tjerët që jetën
ua këput dhuna mizore.
Shiko, o Nënë, sa pleq
shuhen në skuta vetmie
rrethuar nga harresa
a nga mëshira pa fryt
që plagët i mbyll veç përjashta.
Premto që kush beson
në Birin tënd Hyjnor
t’ia kumtojë botës me vepra
Ungjillin e tij të jetës.
Na nxirr nga Zoti hirin
jetën ta mbrojmë,
ta presim si dhuratë,
ta ruajmë me mirënjohje
prej agut, në perëndim.
E ta dëshmojmë me guxim!
Që bashkë me vullnetmirët
të ngrejmë një botë të re
një qytetërim vërtetësie
jete e dashurie!
Amen!
(Nga Enciklika ‘Evangelium Vitæ” e Papës Gjon Pali II)







All the contents on this site are copyrighted ©.