2011-02-11 18:45:34

Kryetarja e politikës së jashtme evropiane do të shkojë në Shqipëri


(11.02.2011 rv)Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kathrinë Eshton do të vizitojë Shqipërinë, pas udhëtimit në Tunizi e në Egjipt, javën e ardhshme. Lajmin e dha zëdhënësi i Komisionit Evropian. Edhe më parë, komisari evropian për zgjerimin, Stefan Fule pati shprehur dëshirën për të shkuar në Tiranë, pas ngjarjeve të 21 janarit, por autoritetet shqiptare nuk i kanë dhënë akoma përgjigje propozimit të Brukselit.
Pas zënieve të djeshme ndërmjet deputetëve shqiptarë në parlament dhe pas përdorimit të grushtave e shqelmave, Komisioni Evropian u përsëriti palëve politike ftesën për t’u sjellë në sintoni me aspiratat evropiane të Shqipërisë, duke nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve administrative të majit, të cilat duhet të respektojnë standartet ndërkombëtare. Nënvizohet gjithashtu, urgjenca e reformave, siç shkruhet edhe në letrën e fundit të Stefan Fules.







All the contents on this site are copyrighted ©.