2011-02-11 18:45:22

Jep dorëheqjen presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak


(11.02.2011 RV)Jep dorëheqjen presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak. Pas ditë e ditë protestash, sot pasdite, zv.presidenti Omar Sulejman shpalli në televizion se Mubarak ka hequr dorë nga mandati presidencial dhe ngarkoi forcat e armatosura të marrin në dorë punët e shtetit.
Manifestuesit në sheshin Tahrir, sapo morën vesh lajmin, brohoritën me krenari për këtë fitore dhe filluan festën. Imazhet e gëzimit e të haresë e madje edhe të euforisë kalojnë nga një televizion në tjetrin, në të gjithë botën. Pas 18 ditësh proteste, në shesh valëviten flamuj, dëgjohen këngë, derdhen lot.
“Kjo është dita më e bukur e jetës sime”, deklaroi Mohamed El Baradei, një nga figurat më të rëndësishme të opozitës në Egjipt, i cili sqaroi gjithsesi se nuk do të paraqitet si kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Njerëz në festë edhe para ambasadave egjiptiane nëpër botës, sidomos në Tunis e në Bejrut. Tani, Egjipti duhet t’i tregojë botës se është në gjendje të kalojë në demokraci, përmes një tranzicioni pa dhunë e të përgjegjshëm. Ç’do të bëhet me vendin arab do të shihet nesër. Sot, është festë.







All the contents on this site are copyrighted ©.