2011-02-11 20:22:25

Imzot Dodë Gjergji: qeveria e Prishtinës nuk ka kërkuar nga Vatikani njohjen e Kosovës.


Sot paradite në Vatikan, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvi imzot Dominique Mamberti priti në takim ipeshkvin e Kosovës imzot Dodë Gjergjin. Gjatë takimit të përzemërt, ministri i jashtëm i Vatikanit u njoh nga imzot Gjergji me realitetin kishtar e shoqëror në Kosovë. Në bisedë u fol mbi misionin e Kishës katolike në vend, kontributin e saj në përforcimin e vlerave morale e demokratike në shoqërinë e re kosovare.
U fol edhe mbi marrëdhëniet ndërfetare e ato të Kishës me Shtetin. Më tej u trajtua edhe çështjen e njohjes së Kosovës nga ana e Selisë së Shenjtë. Mbi këtë ipeshkvi imzot Dodë Gjergji denoncoi faktin që institucionet qeveritare të Kosovës nuk kanë treguar interes për njohjen e Kosovës nga Vatikani, siç dëshmon fakti që në Selinë e Shenjtë nuk është dërguar asnjë kërkesë zyrtare për këtë çështje nga ana e qeverisë kosovare. Mbi këtë e takimin e sotëm të ipeshkvit të Kosovës me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Mamberti, të dëgjojmë intervistën e imzot Dodë Gjergjit në mikrofonin e don David Gjugjës..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.