2011-02-09 16:49:36

Rusia kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit në Lindjen e Mesme


(09.02.2011 RV)Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të shkojë me mision në Lindjen e Mesme për të zhbllokuar negociatat izraelito-palestineze, të cilat u pezulluan, pasi shteti hebraik refuzoi propozimin për të ndaluar ndërtimet në ngulimet e Çisjordanisë. Ideja është e ambasadorit rus në OKB, Vitali Çurkin, i cili shtoi se një mision i tillë, me etapa në Izrael, në Territoret Palestineze, në Siri, në Egjipt dhe në Liban, mund të stabilizojë gjendjen në zonë dhe t’i japë impuls të ri procesit të paqes. Hera e fundit, gjatë së cilës 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ku bën pjesë edhe Rusia, kanë shkelur në Lindjen e Mesme është viti 1979.







All the contents on this site are copyrighted ©.