2011-02-09 14:44:51

Papa në audiencën e përgjithshme flet për Shën Pjetër Kanizin: feja ushqehet me lutje e me jetë moralisht koherente.


(09.02.2011 RV)Në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur në Sallën e Palit VI në Vatikan, Benedikti XVI përshkroi figurën e jezuitit holandez, Shën Pjetër Kanizi, një nga protagonistët e katolicizmit në shekullin e XV, posaçërisht në trojet gjermane. Papa ripohoi se jeta e krishterë thellohet falë lutjes dhe miqësisë së ngushtë me Jezusin. Më pas i ftoi besimtarët që, ashtu si Shën Pjetër Kanizi, të jetojnë në përkim të plotë me moralin e fesë, në të cilën besojnë, në bashkim sa më të ngushtë e besnik me Krishtin.







All the contents on this site are copyrighted ©.