2011-02-09 16:49:10

Në Shqipëri, arrestohet gardisti i dytë për ngjarjet e 21 janarit


(09.02.2011 RV)U arrestua sot gardisti i dytë, që dyshohet se ka qëlluar mbi demonstruesit, në protestat e 21 janarit para kryeministrisë në Tiranë. Pas ndalimit të Agim Llupos, ditën e hënë, radha i ka ardhur zv.komandatit të Gardës së Republikës, Alfred Ahmetcenaj. Dje, Prokuroria e Tiranës mori në pyetje gjashtë gardistë, duke liruar më pas pesë prej tyre dhe duke arrestuar Ahmetcenajn.







All the contents on this site are copyrighted ©.