2011-02-09 14:45:45

Atë Lombardi: nuk mund të flitet kurrë për sakramentin e ‘rrëfimit përmes iPhone’


Është çështje thelbësore të kuptohet mirë se sakramenti i pendesës kërkon domosdoshmërish raportin e dialogut personal ndërmjet besimtarit të penduar dhe rrëfyesit e zgjidhjes apo të faljes së mëkateve që në emër të Hyjit jepet nga ana e rrëfyestarit të pranishëm. Kjo praktikë nuk mund të zëvendësohet nga asnjë aplikim i informatikës. Duhet vënë theksin mbi këtë çështje për t’iu shmangur keqkuptimeve. Nuk mund të flitet në asnjë mënyrë për “rrëfim përmes iPhone”.
Në një botë ku shumë njerëz përdorin mjete të informatikës për të lexuar e reflektuar (për shembull edhe tekstet për lutje...) nuk mund të përjashtohet që ndokush të reflekton gjatë përgatitjes për rrëfim duke ndihmuar veten me mjete digjitale, siç bënin në të kaluarën me tekste e pyetje të shkruara në fletë letre, që ndihmonin në shqyrtimin e ndërgjegjes personale. Në këtë rast do të bëhej fjalë për një mjet ndihmës baritor digjital që për ndokënd mund të jetë i dobishëm, por duke ditur mirë se nuk është aspak një zëvendësim i sakramentit. Natyrisht është me rëndësi të ketë një dobi të vërtet baritore e të mos bëhet fjalë për një business që ushqehet nga një realitet fetare e shpirtëror i rëndësishëm siç është një sakrament”.







All the contents on this site are copyrighted ©.