2011-02-08 14:41:59

Shqipëria thërret për sqarim ambasadorin e Greqisë lidhur me deklaratat e konsullit grek në Korçë


Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë thirri sot Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Nicolas Pazios, për t'i kërkuar sqarime lidhur me deklaratat e Konsullit grek Theodhoro Ikonomus, në ceremoninë e organizuar me rastin e 20 vjetorit të themelimit të organizatës Omonia në qytetin e Korçës.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se "ministria e Jashtme e Shqipërisë i bëri të qartë qëndrimin e saj mbi këto deklarime, duke i quajtur ato të papranueshme". Sipas MPJ-së, deklarata të tilla nuk pasqyrojnë përmbajtjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe cënojnë frymën e miqësisë mes dy vendeve.
Pak ditë më parë, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të organizatës OMONIA të Korçës, konsulli grek, Theodhoros Ikonomus, kërkoi që "grekët e Korçës të mos kenë frikë të regjistrohen si grekë", duke theksuar se vllehët janë grekë. Intelektualë dhe qytetarë korçarë dënojnë deklaratat e konsullit grek. (nga ATSH-ja)







All the contents on this site are copyrighted ©.