2011-02-08 15:11:07

SHBA, Obama: Urime Sudanit të Jugut për pavarësinë nga veriu. Edhe Al Bashir e pranon ndarjen.


(08.02.2011 RV)Presidenti Barak Obama e përgëzoi Sudanin jugor pas njoftimit zyrtar të fitores së referendumit për pavarësinë nga Sudani verior. “Në emër të popullit të SHBA-ës e përgëzoj popullin e Sudanit jugor për referendumin e suksesshëm në të cilin shumica dërrmuese zgjodhi pavarësinë”. Kështu u shpreh presidenti Obama në një deklaratë për shtyp. Mes tjerash presidenti Obama vuri në dukje se SHBA do ta njohin Sudanin jugor si shtet të pavarur, duke filluar nga korriku i ardhshëm.
Po ashtu pavarësinë e jugut nga veriu e njohti dhe e pranoi edhe presidenti i Sudanit, Omar Al-Bashir. Ndërkaq, Uashington njoftoi se pas zhvillimeve të fundit në këtë vend afrikan, SHBA-ës do të ndërmarrin hapa për heqjen e Sudanit nga lista e zezë e shteteve që financojnë terrorizmin.







All the contents on this site are copyrighted ©.