2011-02-08 15:11:30

Ramallah: Autoriteti Kombëtar Palestinez shpall zgjedhje vendore më 9 korrik.


(08.02.2011 RV)Qeveria e Autoritetit Kombëtar Palestinez shpalli zgjedhje vendore më 9 korrik, pas shtyrjes së këtyre votimeve të caktuara për 17 korrikun e kaluar por që dështuan për shkak të bojkotimit nga ana e Hamasit. Do të jenë këto zgjedhjet e para në Territoret palestineze që nga 2006, kur zgjedhjet politike u patën fituar nga Hamasi, i cili pastaj mori edhe kontrollin e Rripit të Gazës. Zgjedhjet e fundit vendore janë zhvilluar në 2005.







All the contents on this site are copyrighted ©.