2011-02-08 15:53:43

Fillon Java mbi formimin shpirtëror në seminare


(08.02.2011 RV)Filloi dje në Romë, në Universitetin Papnor të Shën Kryqit, Java e studimit me temë “Formimi shpirtëror personal në seminare”. Veprimtaria organizohet nga Qendra e formimit meshtarak e universitetit dhe do të vazhdojë deri më 11 shkurt, festa e Zojës së Lurdës. Pas problemeve të rënda të kohëve të fundit, Kisha Katolike, edhe me ftesën e Papës Benedikti XVI, po i jep një rëndësi më të madhe përgatitjes së kandidatëve për meshtarë dhe formimit të drejtuesve të tyre shpirtërorë. Ndër temat, që do të trajtohen nga relatorë të Vatikanit e të Kishës nëpër botë, janë sinqeriteti i jetës, formimi për veprimtari bamirëse, lutja, brishtësia e shpirtit dhe ajo psikike.







All the contents on this site are copyrighted ©.