Sot më 7 shkurt kalendari kishtar përkujton Shën Rikardin, mbret
Shën Rikardin, që mendohet të ketë qenë mbreti Anglisë, Martriologu romak e përkujton
më 7 shkurt. Për të ekziston një dokument historik, në të cilin shkruhet: “Shën Rikardi,
mbret i Anglisë, atë i Vilebaldos, ipeshkëv i Aishtatit, i Shën Vunibaldit, abat i
Haidenhaimit dhe i Shën Valburgës, virgjër, u varros në Luka të Toskanës”. Ndërsa
murgesha Hugeburk e Haidenhaimit shkruan se rreth viteve 720 Vilibaldi, njëzetvjeçar
e Vunibaldi, nëntëmbëdhjetë, u nisën pas babait të tyre nga Hëmpmshiri i Anglisë drejt
Romës, për të nderuar reliket e Shën Pjetrit e të Shën Palit e për të vijuar më pas
shtegtimin drejt Tokës Shenjte. Por këtë shtegtim të përshpirtshëm mundi ta kryente
vetëm Vilibaldi, sepse Vunibaldi u ndalua në Romë, ku qëndroi deri në vitin 739, ndërsa
të atit iu desh ta ndërpriste shtegtimin shumë më shpejt në Luka të Italisë, ku vdiq
e u varros në bazilikën e Shën Fredianit në vitin 722. Historia e dy vëllezërve,
e motrës së tyre Valburgës dhe e një vëlla tjetër, që nuk i dihet emri, vijon. Ata
u bënë bashkëpunëtorë të ngushtë të Shën Bonifacit, apostull i gjermanëve, që festohet
më 5 qershor.