2011-02-07 12:57:11

Papa: të krishterët ta mbrojnë shoqërinë nga korrupsioni


“Kripa e tokës e drita e botës”, siç kumton Ungjilli i kësaj së diele që kaloi, për Papën, këtë duhen të jenë “dishepujt e Jezu Krishtit Zot që janë të thirrur t’i dhurojnë botës një ‘shije’ të re e me urtinë e Zotit të qëndrojnë larg nga korrupsioni, që shkëlqen madhërishëm në fytyrën e të Birit, sepse Ai është drita e vërtet që shndrit çdo njeri”. Me këtë reflektim kushtuar temës së mbrojtjes së jetës, Papa Benedikti XVI e nisi fjalimin e tij të shkurt që paraprini lutjen e mesditës së Engjëllit të Tënzot shqiptuar dje në sheshin e Vatikanit. Duke i përshëndetur shtegtarët polakë, Ati i Shenjtë Racinger iu kthye përshkrimit të Jezusi bërë për të krishterët, të cilët i quan krip e dritë, duke i konsideruar “impenjim e privilegj” këto identifikime që vijnë nga pjesa e Ungjillit të kësaj së diele. “Porsi kripa që i jep shije ushqimit dhe drita që mundëson të shohim përmasën dhe ngjyrat, kështu – shpjegoi Papa – dëshmia e jetës sonë të krishterë i sjelltë të gjithë njerëzit në fe, u tregoftë atyre përmasën e Zotit, Bukurinë dhe Dashurinë e tij”.







All the contents on this site are copyrighted ©.