2011-02-07 16:34:19

Kosovë: KQZ certifikoi rezultatet zgjedhore, fiton PDK-ja


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 12 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës. Sipas këtyre rezultateve, PDK ka fituar 34 vende, LDK 27, lëvizja Vetëvendosje 14 vende, AAK 12 dhe Koalicioni AKR 8 vende. Ndërkaq pakicat, përveç 20 vendeve të rezervuara, kanë fituar edhe 5 vende tjera. KQZ konfirmoi se kryetari i LDK së, Isa Mustafa e ka njoftuar këtë organ se ka vendosur që të lë postin e deputetit, në të cilin është zgjedhur për të vazhduar mandatin në postin e kryetarit të Prishtinës.







All the contents on this site are copyrighted ©.