(04.02.2011)Shën Agia lindi në Katania të Italisë në dhjetvjeçarët e parë të
shekullit III. Rridhte nga një familje fisnike e krishterë. Me kërkesën e saj, ipeshkvi
i Katanies i vuri velin e kuq, simbol i virgjërave që ia kishin kushtuar veten Zotit.
Por, për fatin e saj të keq, një ditë u takua rastësisht me prokonsullin Kuinxiano,
i cili sa e pa, e kërkoi për gua. Me që ajo nuk pranoi, prokonsulli, i tërbuar
nga refuzimi i vajzës, duke përfituar nga vala e martirizimit të të krishterëve, urdhëroi
ta torturonin mizorisht. Si e rrahën për vdekje, ia prenë gjinjtë. Prandaj Shenjtorja
paraqitet kështu edhe në ikonografi. Në vitin 250, kur u martirizua, ishte vetëm 13
vjeçe. Shën Agia është Pajtore e Katanies, ku banorët vijojnë t’i drejtohen për
ndërmjetësim sa herë rrezikohen nga shpërthimi i vullkanit Etna. Emrin e saj, që
në shqip ka marrë edhe trajtat Agetinë e Agi, e mbajnë shumë vajza katolike të trojeve
shqiptare.