2011-02-05 13:34:04

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së V-tё gjatë Vitit ‘A’


Ja pёrsёri nё takimin tonë javor tё sё shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do tё dёgjojmё e meditojmë sё bashku leximet biblike tё liturgjisë së Fjalës Hyjnore tё dielës sё 5-tё gjatё vitit kishtar, ciklit tё parë, sipas kalendarit kishtar.
Edhe nё kёtё tё diele, vazhdon mësimi i Jezusit për ata qё duan tё jenë dishepuj e ndjekës tё Tij. E propozimi qё Ai na bёnё apo ofron ёshtё tejet impenjues: tё jesh dritë pёr njerёzit e disorientuar e tё humbur, tё jesh krip pёr ti dhёnё kuptim jetёs. E tёrё kёtё jo nё quadrin e njё tё mire apo të një përfitimi personal, por që njerёzit “ti shohin veprat tuaja tё mira e t’i jap lavdi Atit tuaj qё ёshtё nё qiell”. Vepra e mirё ёshtё padyshim gjithёçka dashuria, bamirёsia, flaka e shpirtit, nxit tё bёhet pёr tё tjerёt, por bamirёsia mё e madhe ёshtё t’u kumtosh tё gjithёve, me jetё e me fjalё, forcёn e dashurisё sё Krishtit tё kryqёzuar.
Kёshtu, mund tё pohojmё se leximet biblike tё kёsaj sё diele flasin mbi identitetin dhe misionin e besimtarit e aq me tepёr atё tё tё krishterit.
Feja shpesh ngatёrrohet e pёrzihet me praktika fetare, me lutje, me rite, me kremtime liturgjike. Edhe kёto mund ta kenё, dhe e kanё vlerёn e tyre, mirёpo nuk e zёvendёsojnё fenё në Zotin, siç na kujton Izaia profet nё leximin e parё. Kulti i Zotit kalon pёrmes nderimit dhe dashurisё qё njeriu ka për Zotin dhe të afërmin. Gjithçka bёhet pёr tё nderuar Zotin, po mё parё ose nё tё njёjtёn kohё duhet tё jetё edhe pёr tё mirёn e tё afёrmve tanё, sidomos nё dobi tё mё nevojtarёve e tё mё tё lishtёve. Zoti nuk mund tё kёrkon asgjё pёr vete sepse ka gjithçka, mirёpo Ai ka nevojё pёr ndihmё pёr ta çuar pёrpara planin e tij, krijimin dhe shpёtimin. Ai do tё kishte mundur ta realizonte vet dhe vetem, pa ne, planin e shpëtimit por nё tё ka dashur t’i pёrfshijё e t’i bёjё pjesёmarrёs krijesat e arsyeshme pёr ti bёrё pjesёmarrёs nё gёzimin e tij e nё ladvinё e tij tё pёrjetshme hyjnore.
Pali apostull paraqitet para besimtarёve tё Korintit me krenarinё e vetme, atё tё tё qenurit dishepull e ithtar i Krishtit. Njё ditё nё rrugёn e Damaskut ai e takoi (“Unё jam ai Jezus tё cilin ti e pёrndjek”) e nga ai moment jeta e tij ёshtё mbush me personin e tij e me mёsimin e tij. Pali ёshtё vu gjurmёve tё tij, shkon nё shkollёn e Tij pёr tё provuar ta ndjek pik pёr pik shembullin e dёshmisё sё tij, pёr tё imituar shembullin e tij tё mirёsisё e tё mirkuptimit ndaj atyre qё presin mirkuptim dhe ndihmë.
Edhe predikimi i tij qё prej atij takimi ka ndryshuar rrёnjёsisht, nuk ka tё bёjnё mё me Moisiun por me Jezus Krishtin e kёtё tё kryqёzuar. Pa kryq nuk mund tё kuptohet misioni i Jezusit, flijimet, çmimi qё i ёshtё dashur ta merr mbi vete pёr ta paguar. Nuk mund tё jemi ithtarё apo ndjekёs tё tij pa njё program mohimi e durimi, jo aq pёr tё nderuar Zotin, sa pёr tё rivendos mbretёrinё e tij, qё ёshtё vendi i lumturisё sё njeriut.
I krishteri jeton edhe pёr vetvete, mirёpo para sё gjithash jeton pёr tё tjerёt, na kujton Mateu ungjilltar. Ai (i krishteri) ёshtё nё mesin e bashkёsisё porsi kripa nё ushqim; i jep kuptim, shije, orientim; nuk lejon qё tё humbё pas zgjedhjeve e pёrcaktimeve tё kota. Mirёpo e gjithkjo do tё jetё e mundur nёse vёllezёrve tё vet u ofron dёshminё e “veprave tё mira” e jo njё pёrmbledhje me fjalё e qёllime tё mira.
Leximi i parё nga Izaia (Is 58,7-10). Ky fragment qё shkon nёn emrin e Izaisё – duhet vendos nё periudhёn menjёherё pas kthimit tё hebrenjve nga robёria e Babilonisё (539 p.K.) – pasqyron kritikёn ndaj njё lloji të religjozitetit tё jashtёm e hipokrit, e na mёson njё religjozitet (besim) mё tё thellё, tё brendshёm e konkret ndaj nevojtarёve e tё varfёrve.
Leximi dytё nga 1Kor 2,1-5. I nxitur nga pёrvoja negative që pat nё Athinё, posa mbёrrin nё Korint, Pali tёrё forcёn e predikimit tё tij e mbёshtet, jo mbi urtinё njerёzore, por mbi kumtimin e Krishtit tё kryqёzuar.
Pjesa e Ungjillit nga Mt 5.13-16. Nё fragmentin e kёsaj sё diele vjion leximi i fjalimit mbi mal, tё cilin e kemi filluar tё dielёn e kaluar, e hasim nё disa udhёzime e porosi tё pёrzemёrta tё Jezusit drejtuar dishepujve tё vet. Ata duhet tё jenё krip e tokёs e dritё e botёs.
Ti dëgjojmë leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore
Leximi i parë (Is 58, 7-10)
Profeti Isaia duke kritikuar një besim plot me formalitete, shpjegon se cilat janë veprimet fetare që i pëlqejnë Hyjit. Vetëm në këtë mënyrë lavdia e Zotit do të banojë në atë që beson, dhe ai që beson do të jetë si drita në errësirë.
Lexim prej Librit të Isaisë profet
Kështu thotë Zoti: “Ndaje bukën tënde me të uriturin, pranojë në shtëpinë tënde skamnorët e të pashtëpitë. Kur ta shohesh të zhveshurin, vishe dhe mos e përbuz farefisin tënd. Atëherë do të zbardhë porsi agimi drita jote, shërimi yt do të vijë më shpejt; para teje do të ecë drejtësia jote e do të përcjellë lavdia e Zotit.
Atëherë do të thërrasësh e Zoti do të të dëgjojë, do ta thërrasësh e ai do të përgjigjet: ‘Këtu jam!’ Nëse do ta zhdukësh prej mesit tënd zgjedhën, gishtin paditës dhe fjalën e keqe, nëse do t’ia japësh kafshatën tënde të uriturit, nëse do ta ngish të uriturin, atëherë në errësirë do të shndritë drita jote, terri yt do të jetë porsi mesdita.”
Fjala e Zotit
Psalmi 112 (111)
Ref: I drejti shkëlqen porsi dritë.
_________________
Lum ai njeri që e druan Zotin,
ka lindur për të drejtët një dritë në errësirë.
I ëmbël është njeriu që përdëllen
e huajon, punët e veta i kryen me ndërgjegje.
_____________
Ai askurrë nuk do të bjerë poshtë,
nuk i trembet lajmit të keq.
E patrandshme është zemra e tij
me shpresë në Zotin.
____________
Të fortë e ka zemrën, nuk do të trembet,
është dorëdhënë, u fal skamnorëve;
drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve,
balli i tij ngallit për nder.
_________________

Leximi i dytë (1 Kor 2, 1-5)
Predikimi i Shën Palit paraqitet me të gjithë dobësinë e tij: Ai shpall Krishtin e kryqëzuar.
Nuk ka qenë Pali që e ka zgjedhur këtë lloj shpallje, por ka qenë Hyji që i ka kërkuar këtë predikim që nuk është frut i shkencës së kësaj bote. Udha e Kryqit është e vështirë. Megjithatë në dobësinë e tij ka vepruar Shpirti Shenjt që i jep guxim atij që beson, që edhe pse i kryqëzuar, të besojë në fyqinë e Hyjit.
Lexim prej Letrës së parë të shën Palit apostull drejtuar Korintasve
Edhe unë, o vëllezër, kur erdha në mesin tuaj, nuk erdha për t’ju kumtuar misterin e Hyjit me fjalë të larta e me urti të stërholluar, sepse nuk desha në mesin tuaj të di tjetër përveç Jezu Krishtit – dhe Atë të kryqëzuar. Edhe vetë u paraqita në mes jush i ligshtë, me frikë e me tmerr të madh. Fjalët e mia e predikimi im nuk ishin fjalime të stërholluara që mbushin mendjen me fuqi të urtisë njerëzore, por ishin dëftim i Shpirtit Shenjt dhe i fuqisë, që feja juaj të mos themelohej në dijen e njerëzve, por në fuqinë e Hyjit.
Fjala e Zotit
Aleluja.
Unë jam drita e botës, thotë Zoti:
kush vjen pas meje do ta ketë dritën e jetës.
Aleluja.
Ungjilli (Mt 5, 13-16)
Jezusi na drejton këto fjalë: “Ju jeni kripa e tokës dhe drita e botës”. Besimtari është dritë, sepse ecën në lavdinë e Zotit të vet. I krishteri është drita e botës, sepse ndjek Krishtin, dritën e botës dhe vepron si Krishti për lavdinë e Atit. I krishteri është edhe kripë e tokës. Kripa është simboli i asaj që pastron dhe jep shije dhe është shenjë e besëlidhjes. I krishteri shfaqet në botë si ai që i jep kuptim botës dhe si shenjë e besëlidhjes mes njerëzve dhe Hyjit.
Leximi i Ungjillit të shenjtë sipas Mateut
Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: “Ju jeni kripa e tokës. Po qe se kripa prishet, me çka mund të kripet? S’vlen më për asgjë, përveç të hidhet jashtë e ta shkelin njerëzit.
Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në maje të malit. As nuk ndizet dritëza për ta vënë nën magje, por për ta vënë mbi pishtar për t’u bërë dritë të gjithëve në shtëpi. Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.”
Fjala e Zotit
Më shumë mbi liturgjinë e Fjalës së Zotit mund të dëgjoni këtu....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.