2011-02-05 13:35:42

Edhe në Tiranë do të përurohet “Oborri i paganëve”


Do të jenë Universiteti i Sorbonës, Unesco, Akademia e Francës dhe Sheshi përballë Katedrales së Shën Marisë së Parisit vendet e kryeqytetit francez ku, në marsin e ardhshëm, do të përurohet “Oborri i paganëve”, struktura vatikanase e përhershme, që ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimin e takimeve ndërmjet besimtarëve e jo besimtarëve. Personalitete të ndryshme të botës së kulturës – siç shpjegon në mikrofonin e Radios sonë kardinali Ravazi – do të jenë protagoniste të këtij përurimi, së bashku me Papën Benedikti XVI, i cili do të marrë pjesë, përmes një videokonference.
Interesimi, që po zgjon nisma në botën e kulturës, është e jashtëzakonshme – shton kardinali.
Parashikohet që tani një prelud, në Bolonjë, më 12 shkurt, e dy takime të tjera, në Tiranë e në Stokholm. Synimi ynë – përfundon kardinali - nuk është dialogu akademik për të gjetur një emërues sadopak të përbashkët. Dëshirojmë të përballojmë çështje të antropologjisë radikale, si e mira dhe e keqja, jeta e përtej jeta, dhimbja e vlera e teologjisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.