2011-02-04 18:47:58

Faqja e kalendarit: Shën Eutiki Martir


(04.02.2011 RV)Dimë pak për Martirin. Sipas Martiriologut Romak, u dënua në mënyrë shumë mizore. U la për një kohë të gjatë pa ngrënë e pa fjetur e, pasi i kishin shterruar të gjitha forcat, u flak në një humnerë. I pësoi të gjitha mundimet për fenë e Krishtit, duke arritur fitoren më të madhe përballë tiranit e urdhërave të tij mizore. Njeriu nuk mund të arrijë një fitore më të lavdishme, sesa të mundë tundimin për të shpëtuar korpin, duke humbur shpirtin. Fakti që kujtohet çdo vit e tregon këtë. Trupi i tij u mbart me nderim të thellë nga humnera, në Katakombet e Romës, në Rrugën Apia, ku pushon në paqe. Emri Eutiki, që tirani deshi ta shlyente nga lista e të gjallëve, shkruhet mbi një rrasë mermeri në udhët e nëndheshme të Romës, e për amshim, në Librin e Jetës.








All the contents on this site are copyrighted ©.