Në Pakistan, radikalë islamikë djegin fotografi të Papës
(03.02.2011 RV)Grupet radikale islamike të rrjetit “Aleanca për mbrojtjen e
nderit të Profetit” në Pakistan, djegin kryqin, si edhe fotografi dhe manekinë të
Papës e të ministrit për pakicat, Shahbaz Bati. Ngjarja, që referohet nga agjensia
katolike Fides, ka ndodhur të dielën, gjatë manifestimit të rreth 40 mijë militantëve
islamikë nëpër rrugët e Lahores. Ata protestonin kundër ndryshimit të ligjit mbi blasfeminë
dhe kundër lirimit të Asia Bibit, gruas së krishterë dënuar me vdekje pikërisht për
blasfemi. Ekstremistët u shprehën edhe kundër ministrit për pakicat, i cili është
i krishterë e po rrezikon seriozisht jetën në mbrojtje të të krishterëve. Politikisht,
ai është lënë vetëm e masat e marra për ta mbrojtur janë krejtësisht të pamjaftueshme.
Kryeipshkvi i Lahores, imzot Saldanha dënoi ngjarjen dhe shprehu solidaritetin e mirënjohjen
për ministrin Shahbaz Bati.