2011-02-02 17:54:07

Beogradi kërkon hetime të pavarura për trafikun e organeve në Kosovvë


(02.02.2011 RV)Prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç, në intervistën e botuar sot në gazetën “Veçernje Novosti” të Beogradit, deklaron se është më mirë që çështja e trafikut të organeve në Kosovë, denoncuar nga relatori i Këshillit të Evropës, Dik Marti, të shqyrtohet nga hetues të pavarur.
“Kam dyshime mbi aftësitë e EULEX-it” - thotë Vukçeviç, duke sqaruar se hetimi i pavarur është propozim i grupit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” dhe i vetë Dik Martit. Gjatë ditëve të kaluara, misioni evropian në Kosovë lajmëroi për hapjen e një hetimi paraprak, pas miratimit të raportit “Marti” nga ana e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Kujtojmë se Prishtina ka hedhur poshtë çdo akuzë kundër eksponentëve të politikës aktuale.








All the contents on this site are copyrighted ©.