2011-02-01 17:00:26

Në Tiranë vazhdon punën komisioni hetimor për 21 janarin. Berisha: “Puçi u drejtua me telefon.”


(01.02.2011 RV)Sot pasdite Komisioni hetimor parlamentar i 21 janarit, vazhdoi punën duke dëgjuar ministrin e brendshëm Lulëzim Basha. Nesër komisioni në fjalë, ku bën pjesë vetëm mazhoranca, do të dëgjojë drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri dhe Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Ndërsa më datën 3 shkurt ky komision ka ftuar të dëshmojë edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, por burime nga presidenca njoftuan se Presidenti e ka refuzuar kërkesën. Kurse dje, përpara komisionit, foli kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Sipas tij organizatorët e puçit të 21 janarit në Shqipëri janë Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi dhe se “këta i drejtonin me anë të telefonit banditët që sulmuan kryeministrinë për pesë orë”, prandaj shtoi kreyministri Berisha, “kërkesa për tabulatet i ka tronditur puçistët”.







All the contents on this site are copyrighted ©.