(01.02.2011 RV)Gazeta kosovare “Koha ditore” duke i referuar disa burimeve
ndërkombëtare njoftoi sot se emrat që mund të propozohen për postin e presidentit
të ardhshëm të Kosovës janë katër. Mundësia e parë është Edita Tahiri. Parapëlqimin
që kryetari i ardhshëm i Kosovës të jetë femër e ka shprehur para të gjithëve kryetari
i Zyrës Civile Ndërkombëtare Pieter Feith. I dyti emër është Blerim Shala, nënkryetar
i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës por për të zgjedhjen e të cilit, bëhet
e ditur, se ka probleme brenda vetë partisë së tij. Ndërsa i treti kandidat për president
të Kosovës është Agim Çeku, ish- kryeministër dhe ish-komandant i UÇK-së. I fundit
emër që citohet si kandidat i mundshëm për president është Veton Surroi, tani për
tani kryetar i Klubit për Politikë të Jashtme.