2011-02-01 13:18:23

Bashkimi Evropian nuk bie dakord për të dënuar sulmet kundër pakicave fetare


(01.02.2011 RV)Ministrat e jashtëm evropianë, mbledhur dje në Bruksel, nuk arritën të bien dakord për një deklaratë të përbashkët në mbështetje të pakicave fetare. Arsyeja: disa prej tyre nuk donin të përmendeshin shprehimisht të krishterët, me pretekstin se kështu do të dhunohej parimi i laicitetit të institucioneve. Ministri i jashtëm italian, Franko Fratini, i cili bëri propozimin, e hedhur poshtë sidomos nga Luksemburgu, Portugalia, Irlanda dhe Spanja, kërkoi që rezoluta të tërhiqej dhe të paraqitej një tekst tjetër. “Është një faqe e shëmtuar – komentoi Fratini. Ky laicizëm i skajshëm dëmton besueshmërinë e Evropës”. Ndërkaq, kryetarja e diplomacisë evropiane, Kathrin Eshton lajmëroi se po përpilohet një tekst i ri, ku do të përmenden të gjitha bashkësitë fetare të persekutuara. Nga të dhënat e Kombeve të Bashkuara, grupi më i persekutuar fetar në botë është pikërisht ai i krishterë.








All the contents on this site are copyrighted ©.