2011-01-31 11:43:47

Egjipti si Shqipëria në ’97-ën


(31.01.2011 RV)Vazhdojnë revoltat e tensioni në Egjipt. Njerëzit kanë dalë sot sërish nëpër sheshe në Aleksandri, Suez dhe Porto Said. Kreu i shtetit Hosni Mubarak zëvendësoi drejtuesin e shërbimeve sekrete, por kjo nuk mjaftoi për të ftohur gjakrat. Ambasada amerikane në Kajro ftoi qytetarët e vet të largohen nga vendi. Në mes të njëmijë vështirësive edhe qytetarët e vendeve të tjera presin sot avionët e parë, që do t’i çojnë drejt atdheut. Bilanci i protestave është i rëndë: së paku 150 viktima. Në zona larg Kajros, si në Mars Alam, beduinët kanë hyrë në fshatrat turistike dhe plaçkisin e keqtrajtojnë personelin. Ashtu si në Shqipëri, në vitin 1997, janë hapur burgjet e të burgosurit janë shpërndarë gjithandej, megjithëse forcat e rendit kanë njoftuar se janë arrestuar sërish mëse 4 mijë vetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.